Bota

Akuzohet për korrupsion, socialistja Eva Kaili fshihet nga Eurogrupi

Njëkohësisht, grupi S&D bëri të ditur se ka kërkuar shkarkimin e Eva Kailit nga posti i nënkryetares së Parlamentit Europian, në një mbledhje plenare të kësaj jave, bazuar në nenin 21 të rregullores së brendshme.

12 Dhjetor 2022, 17:39 Nga a.l
Akuzohet për korrupsion, socialistja Eva Kaili fshihet nga Eurogrupi
Eva Kaili

GREQI- Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian vendosi fshirjen e Eva Kailit nga EuroGrupi (është një organ joformal që mbledh së bashku ministra nga vendet e eurozonës për të diskutuar çështje që lidhen me euron). Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen pas pezullimit të anëtarësimit të vendosur të premten, më 9 dhjetor 2022, ditën kur Kaili u mor në pyetje nga autoritetet belge, shkruan newsbomb.gr. 

Njëkohësisht, grupi S&D bëri të ditur se ka kërkuar shkarkimin e Eva Kailit nga posti i nënkryetares së Parlamentit Europian, në një mbledhje plenare të kësaj jave, bazuar në nenin 21 të rregullores së brendshme.

“Jemi të shokuar nga akuzat për korrupsion në Parlamentin Evropian. S&D Group ka zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ne mbështesim një hetim të plotë dhe zbulim të plotë. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore”, tha S&D.

Kaili, një eurodeputete për tetë vjet, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok. Prokurorët në Greqi thuhet se kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Vëzhguesit dhe deputetët e opozitës thanë se hetimi i ryshfetit mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian./ Dosja.al

eva kaili

Sondazh

Poll