Bota

E pushoi nga puna, pakistanezi tenton të përdhunojë 50-vjeçaren në Kretë

Sipas asaj që ajo i tha policisë, ajo e njihte autorin, pasi e kishte pushuar nga puna si punëtor në serat e saj.

12 Dhjetor 2022, 18:07 Nga I.A
E pushoi nga puna, pakistanezi tenton të përdhunojë
Foto Ilustruese

GREQI- Një grua 50-vjeçare në Kretë ka përjetuar momente tmerri pasditen e së premtes së kaluar, kur një 32-vjeçar ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë. Sipas asaj që ajo i tha policisë, ajo e njihte autorin, pasi e kishte pushuar nga puna si punëtor në serat e saj.

Ngjarja ka ndodhur pasdite kur gruaja ka dëgjuar zhurmë në oborr dhe ka dalë për të mësuar se çfarë po ndodh, më pas 32-vjeçari nga Pakistani e ka sulmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë, kur ajo filloi të bërtiste dhe arriti që të shpëtonte. Pakistanezi ndodhet në kërkim nga policia greke. 

perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll