Bota

VIDEO/ Sulm me armë në Afganistan, vriten tre persona të armatosur

Sulmi tani ka përfunduar dhe asnjë i huaj nuk u vra, megjithëse dy prej tyre u plagosën duke u përpjekur t'i shpëtonin sulmit duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

12 Dhjetor 2022, 16:18 Nga I.A
VIDEO/ Sulm me armë në Afganistan, vriten tre persona të
Zjarri

AFGANISTAN- Të paktën tre sulmues janë vrarë nga forcat e sigurisë afgane pasi hapën zjarr në një hotel në Kabul të popullarizuar me shtetas kinezë. Aljazeera shkruan se burrat e armatosur të paidentifikuar hapën zjarr brenda hotelit shumëkatësh Kabul Longan në qendër të Kabulit të hënën, me dëshmitarë që raportuan shpërthime të shumta dhe disa breshëri të shtëna me armë.

Sulmi tani ka përfunduar dhe asnjë i huaj nuk u vra, megjithëse dy prej tyre u plagosën duke u përpjekur t'i shpëtonin sulmit duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid. Ndërsa të shtënat po vazhdonin brenda hotelit, një zjarr shpërtheu në një nga katet e tij. Një video e postuar në Twitter nga një gazetar në Kabul, tregonte tymin që dilte jashtë ndërtesës.

Sulmi ndodhi rreth orës 14:30 me orën lokale (10:00 GMT) kur njerëz të armatosur shënjestruan hotelin ku njerëz të zakonshëm po qëndronin, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran, duke shtuar se forcat po përpiqeshin të siguronin zonën. Banorët e zonës thanë se sulmi u krye në një ndërtesë ku zakonisht qëndrojnë kinezë dhe të huaj të tjerë. Të shtënat vazhduan pasi dëgjuan një shpërthim të fuqishëm.

zabihullah mujahid

Sondazh

Poll