Aktualitet

Situata e motit të keq/ Prurjet e lumit Shkumbin rrezikojnë përmbytjet e shtëpive në Çermë

Dalja e tij nga shtrati në fshatin Çermë e Sipërme të bashkisë së Divjakës ka bërë që të përmbyten dhjetëra hektarë toka bujqësore, mbjellë kryesisht me foragjere dhe grurë.

12 Dhjetor 2022, 14:37 Nga a.l
Situata e motit të keq/ Prurjet e lumit Shkumbin rrezikojnë
Përmbytje në Çermë

DIVJAKË- Niveli i lumit Shkumbin po rritet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar gjatë gjithë ditës së sotme. Dalja e tij nga shtrati në fshatin Çermë e Sipërme të bashkisë së Divjakës ka bërë që të përmbyten dhjetëra hektarë toka bujqësore, mbjellë kryesisht me foragjere dhe grurë.

Banorët e zonës, sidomos ata që kanë banesat pranë argjinaturës por edhe tokat, i tremben shtimit të prurjeve pasi u rrezikohen jo vetëm të mbjellat, por edhe banesat në rast të rritjes së prurjeve, pasi prita në disa segmente të saj ka ende nevojë për përforcime./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll