Aktualitet

Në kohë rekord organizoi dhe kreun vrasjen e Briken Sanajt/ Si u zbulua Vladimir Kola nga kamerat e sigurisë, hyri ilegalisht në Shqipëri

Vladimir Kola, është fiksuar nga një tjetër kamera sigurie te “Rruga e Kosovarëve”, ku ka marrë një taksi dhe ka udhëtuar drejt Lezhës.

12 Dhjetor 2022, 14:14 Nga k.m.
Në kohë rekord organizoi dhe kreun vrasjen e Briken Sanajt/ Si u
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola

TIRANË- Ishin pamjet e kamerave të sigurisë, ato që "tradhtuan" Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore të Kolës, nga ku rezulton se i dyshuari ka udhëtuar nga Belgjika për në aeroportin e Podgoricës, vetëm pak ditë përpara se të kryente krimin. Por në Shqipëri mendohet se ka hyrë ilegalisht, pasi në TIMS në asnjë moment nuk është regjistruar se ka hyrë në vendin tonë.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ai është filmuar në një lokal në Lezhë, teksa ka marrë nga dy personat nga Kosova në automjetin që përdori në vrasjen e Sanajt, të cilin më pas e dogji në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, në afërsi të fshatit Domje. Por Vladimir Kola, është fiksuar nga një tjetër kamera sigurie te “Rruga e Kosovarëve”, ku ka marrë një taksi dhe ka udhëtuar drejt Lezhës.

E më pas, natën kur ka ndodhur vrasja, mendohet se ai ka udhëtuar nga Lezha drejt “Kodrës së Diellit” ku e ka pritur viktimën dhe më pas e ka qëlluar për vdekje. Ajo që bie në sy është fakti se në çdo moment që është kapur nga kamerat e sigurisë, ka pasur të njëjtat rroba, gjë që tregon se vrasja ishte e organizuar në detaje, e se ai kishte ardhur vetëm për të kryer me dorën e tij ekzekutimin. Motivi i krimit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi 10 vite më parë, vëllai i viktimës, kishte plagosur Gentian Kolën. Familjet Kola dhe Sanaj kishin bërë tentativa për t’u pajtuar pas kësaj ngjarje, por nuk kishin mundur të shuanin konfliktin mes tyre.

Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

briken sanaj vritet briken sanaj vladimir kola

Sondazh

Poll