Bota

FOTO-GALERI/ Përmbytjet në Turqi, makina dhe dyqane 'zhyten' në baltë, pamje katastrofike në Antalia

Në disa zona nuk ka energji elekrike ndërsa në Kumluca dhe Finike shkollat janë mbyllur.

12 Dhjetor 2022, 13:09 Nga a.l
FOTO-GALERI/ Përmbytjet në Turqi, makina dhe dyqane 'zhyten'
përmbytje në Turqi

TURQI- Makina të mbuluara baltë dhe dyqane të shkatërruar, janë këto pamjet që vijnë nga përmbytjet në Antalia, një ditë më parë ku reshjet e shiut kanë qenë intensive. Dëmet janë katastrofike, ndërsa fatmirësisht mediat turke raportojnë se nuk ka viktima. Problematike shfaqen zonat në Kumluca dhe Finike, dy rrethe të Antalias. Në disa zona nuk ka energji elekrike ndërsa në Kumluca dhe Finike shkollat janë mbyllur.

Guvernatori i qarkut për Kumlucan, Tekin Erdemir tha se shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në disa lagje dhe shumë shtëpi e dyqane. Nga përmbytjet është shembur edhe një urë, ndërsa disa rrugë në Kumluca janë dëmtuar gjithashtu. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që jetojnë në zonat me të rrezikuara që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa situata të normalizohet./Dosja.al

permbytje ne turqi

Sondazh

Poll