Aktualitet

Piranjat investigojnë fondet e Ministrisë së Sipërmarrjes, ABC e heq nga kanali ‘Youtube’

Por, investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në web-in e Dosja.al.

11 Dhjetor 2022, 23:08 Nga DOSJA
Piranjat investigojnë fondet e Ministrisë së Sipërmarrjes,
Edona Bilali

TIRANË- Grantet e Start up-eve kanë qenë në fokus të investigimit të radhës së "Piranjave". Emisioni investigative publikoi këtë mbrëmje rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi.

Por, investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në web-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube”. Vendimi është marrë në mbrëmje, pasi videoja ishte hedhur njëherë në këtë kanal.

Piranjat investigojnë fondet e Ministrisë së Sipërmarrjes,
Postimi

emisioni piranjat

Sondazh

Poll