Sport

“Katar 2022”/ Pas eliminimit, Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Botërorit: “Ëndrra ishte bukur, për aq sa zgjati”…

Portugalia pësoi një eliminim surprizues nga Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës, duke mbyllur kështu ëndrrën e yllit portugez për të ngritur trofeun e Botërorit.

11 Dhjetor 2022, 17:22 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Pas eliminimit, Cristiano Ronaldo i jep

KATAR - Një ditë pas asaj disfate, ylli portugez Cristiano Ronaldo zgjodhi të reagonte me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet i trishtuar që nuk arriti të realizonte ëndrrën e tij.

“Të fitoja Kupën e Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe në karrierën time. Unë kam fituar shumë trofe ndërkombëtarë, përfshirë dhe me Portugalinë, por të vendosja emrin e shtetit tonë në majën më të lartë të botës ishte ëndrra ime më e madhe. Luftova për të. Luftova fort për këtë ëndërr.

Në 5 pjesëmarrjet që unë kam shënuar për Kupën e Botës në këto 16 vite, në krah të lojtarëve të mëdhenj nga miliona portugezë, kam dhënë çdo gjë. Unë kurrë nuk i jam shmangur një beteje dhe kurrë nuk jam dorëzuar. Fatkeqësisht dje, ëndrra përfundoi dhe nuk dua të reagoj në një moment të tillë”,- shkruan portugezi.

Më pas ai shton: “Dua vetëm që të dini se shumë gjëra janë thënë, shumë gjëra janë shkruar, shumë gjëra janë spekuluar, por dedikimi im për Portugalinë nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Unë gjithmonë kam luiftuar për objektivat e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia kthejë shpinën kolegëve dhe shtetit tim. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati… Tani shpresojmë që koha të na tregojë më të mirën dhe të lejojë të gjithë për konkluzionin e tyre”,- ka përfunduar Cristiano Ronaldo.

“Katar 2022”/ Pas eliminimit, Cristiano Ronaldo i jep

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll