Sport

Romero i Tottenham mund largohet nga Argjentina, para se të përfundojë Botërori...

Sipas AS, Nico Gonzalez, Nicolas Tagliafico dhe Papu Gomez, që të gjithë, nuk u aktivizuan në ndonjë ndeshje për shkak të gjendjes së tyre problematike shëndetësore

11 Dhjetor 2022, 16:48 Nga DOSJA

Romero i Tottenham mund largohet nga Argjentina, para se të

KATAR - Trajneri Lionel Scaloni ka pohuar, se Cristian Romero i Tottenham, së bashku me një pjesë të vogël të yjeve të Argjentinës, që nuk është aktivizuar ende një ndeshje në Kupën e Botës në Katar, mund të largohen nga kampingu i ‘Albicelestëve’.

Mbrojtësi i Spurs u përfshi në skuadrën prej 26 lojtarësh për kompeticionin, pasi u rikuperua nga një dëmtim që e bëri të humbiste pesë ndeshje.  Megjithatë, duket se ai ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe nuk është plotësisht në formë.

Romero u pa në stërvitje me shokët e tij të skuadrës në Katar, por humbi fitoren 5-0 të ‘Albicelestëve’ në miqësoren kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në fillim të kësaj jave për shkak të mospërshtatjes për ndeshjen.

Sipas AS, Nico Gonzalez, Nicolas Tagliafico dhe Papu Gomez, që të gjithë, nuk u aktivizuan në ndonjë ndeshje për të njëjtën arsye, megjithëse Gonzalez ishte në përbërje të skuadrës në ndeshjen kundër ‘Portokallinjve’. 

Duke folur pas ndeshjes ndaj Holandës, Scaloni, tha: “Është e vërtetë që disa lojtarë nuk luajtën për t’i ruajtur dhe për faktin se nuk ishin në gjendjen e tyre optimale. Sot ata që mund të luanin dhe ata që nuk mundën të luanin më shumë minuta, ne i ndryshuam. Ata janë të gjithë në moshë për të ditur se si ndihen dhe sa mund të luajnë.

Romero i Tottenham mund largohet nga Argjentina, para se të

Ne kemi disa probleme të vogla. Do të presim gjatë këtyre ditëve, për të parë nëse do të na duhet të bëjmë ndonjë ndryshim në listë. Mund të ketë ndryshime. Kemi disa ditë për të vendosur për listës. Nëse jam i sinqertë, nuk mund ta them 100% sot, por do të kemi kohë.”

Është e vështirë për tifozët e Spurs. Ata nuk do të donin, që ëndrra e Romeros për Kupën e Botës të përfundonte në këtë mënyrë, por përsëri, largimi i tij nga grumbullimi do të thotë që qendërmbrojtësi i yjeve të Tottenhamit mund të rikuperohet siç duhet përpara se futbolli i klubeve të rifillojë pas Kupës së Botës. Për më tepër, ai do të ishte i sigurt nga çdo lëndim i mëtejshëm, nëse do të jetë në shtëpi. Së bashku me Eric Dier, Romero është mbrojtësi më i rëndësishëm i Tottenham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll