Aktualitet

VD/ Reforma në Drejtësi, një dështim kolosal, afatet shkelen hapur nga vetë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

Konkretisht Piranjat kanë informacion se përveç SPAK, afatet po shkelen hapur në kundërshtim me ligjin nga vetë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

11 Dhjetor 2022, 16:31 Nga F.M
VD/ Reforma në Drejtësi, një dështim kolosal, afatet shkelen
Reforma

TIRANË- Reforma në Drejtësi, tashmë e shumëpërfolur, është cilësuar herë si arritje historike e herë si dështim kolosal, pas zhgënjimit të disa prej pritshmërive. Një ndër institucionet e ngritura pas miratimit të kësaj reforme është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD). Një nga detyrat që i ngarkon ligji këtij inspektoriati është shqyrtimi i ankesave të qytetarëve për mënyrën si prokurorët apo gjyqtarët i trajtojnë kallëzimet e tyre.

Konkretisht Piranjat kanë informacion se përveç SPAK, afatet po shkelen hapur në kundërshtim me ligjin nga vetë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Duke konsideruar maksimën se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, a do denjojë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të kthejë përgjigje? Na ndiqni sonte në orën 21:01 në ABC News dhe kanalin T7 në Kosovë. Po ashtu mund të na ndiqni në kanalin tonë zyrtar në Yotube Piranjat Official, si dhe në rrjetet tona sociale.

reforma ne drejtesi inspektoriati i larte i drejtesise

Sondazh

Poll