Aktualitet

E diela e tritolit, kush e ka radhën pas një jave?

Mesditën e 4 dhjetorit u dhemb “Prestige Resort”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Java kaloi dhe kjo e dielë pati një tjetër shembje, në të njëjtën orë. Ndryshe nga rasti i “Presige”, shembja e kësaj godine kaloi në heshtje, sepse pronari nuk i dihet ende.

11 Dhjetor 2022, 16:19 Nga F.M
E diela e tritolit, kush e ka radhën pas një jave?
Shembjet

TIRANË- E diela është zyrtarisht një ditë pushimi, kryesisht për administritatën, por në dy javët e fundit grupi i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë qenë mjaft aktivë në terren. Nën urdhrat e Dallëndyshe Bici, e cila është është rikthyer në krye të IKMT-së duke zëvendësuar në këtë post Ajet Zyberajn, njësiti ka hedhur në tokë godina të shuma pa leje, por e diela ka qenë e rezevuar për ato më të mëdhatë.

Mesditën e 4 dhjetorit u dhemb “Prestige Resort”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën rreth orës 15:12 minuta me shpërthim të kontrolluar godinën 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, në pronësi të botuesit të News 24. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kishin hapur më përpara 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky operacion u pasua me reagime të shumta pasi vetë Hysenbelliu pretendon se godinën e kishte me leje, ndërsa shembja e saj ishte një hakmarrje personale e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha se shembja e “Prestige” është fundi i një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi dhe se pas këtij operacioni, asnjë ndërtuese nuk do t’i bëjë dot më karshillëk ligjit.

Java kaloi dhe kjo e dielë pati një tjetër shembje, në të njëjtën orë. Ndryshe nga rasti i “Presige”, shembja e kësaj godine kaloi në heshtje, sepse pronari nuk i dihet ende. Ndërtesa ‘fantazmë’, sipas autoriteteve, nuk rezulton e regjistruar asgjëkundi dhe nuk i dihet pronari. Objekti kishte 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, Për realizimin e operacionit u hapën 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku u vendosën 30 kg lëndë eksploziv.

Siç duket, e diela, një ditë e qetë pa prodhime në media është vendosur të jetë një ditë më tepër për të tërhequr vëmendjen në lidhje me aksionet qeveritare. Dhe këto operacione, me siguri nuk do të ndalen këtu. Kush e ka radhën të dielën tjetër? Mbetet për tu parë…

prestige resort shembjet ne prestige resort ikmt ne dhermi

Sondazh

Poll