Aktualitet

Moti i keq/ Aksi Elbasan-Qafë Thanë bllokohet nga gurë dhe inerte, 2 fshatra ngelen pa drita, hapen digat ne Rrapun

Aktualisht, prurjet e lumenjëve dhe përrenjëve nuk kanë shkaktuar ndonjë problem. Ndërsa në Rrapun janë hapur digat dhe deri tani nuk ka raportime për përmbytje.

11 Dhjetor 2022, 15:40 Nga a.l
Moti i keq/ Aksi Elbasan-Qafë Thanë bllokohet nga gurë dhe
Përmbytje në Elbasan

LIBRAZHD- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes së djeshme të cilat kanë vijuar edhe sot kanë sjellë një sërë problemesh në qarkun e Librazhdit. Mësohet se gjatë natës u bllokuar aksi Elbasan-Qafë Thanë si pasojë e inerteve dhe gurëve që kanë rrëshqitur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Mëgjithatë mësohet se po punohet për pastrimin e tyre në mënyrë që të shmangen edhe aksidentet rrugore. Sakaq mësohet se në 2 njësi administrative, përkatësisht Rrajcë dhe Stërblevë ka probleme me energjinë elektrike për të cilat OSHEE është duke kryer punime. Aktualisht, prurjet e lumenjëve dhe përrenjëve nuk kanë shkaktuar ndonjë problem. Ndërsa në Rrapun janë hapur digat dhe deri tani nuk ka raportime për përmbytje.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll