Sport

Risi kjo Kupë Bote/ Francë - Marok, Argjentinë - Kroacia në gjysmëfinale në Katar, çfarë pritet të ndodh të martën

Maroku dhe Franca morën dy biletat e fundit për në gjysmëfinale dhe do të takohen të mërkurën 14/12 (21:00) për të luftuar për biletën e finales. Maroku dhe Franca morën dy biletat e fundit për në gjysmëfinale dhe do të takohen të mërkurën 14/12 (21:00) për të luftuar për biletën e finales.

10 Dhjetor 2022, 22:19 Nga I.A
Risi kjo Kupë Bote/ Francë - Marok, Argjentinë - Kroacia në
Mbappe

KATAR- Përfundoi të shtunën mbrëma faza çerekfinale e Kupës së Botës në Katar. Maroku dhe Franca morën dy biletat e fundit për në gjysmëfinale dhe do të takohen të mërkurën 14/12 (21:00) për të luftuar për biletën e finales.

Maroku eliminoi Portugalinë 1-0 dhe Franca eliminoi Anglinë 2-1. Në gjysmëfinalen tjetër të martën (13/12, ora 21:00) Kroacia do të luajë kundër Argjentinës. Humbësit e dy gjysmëfinaleve do të luajnë për vendin e tretë të shtunën (17:00) dhe fituesit të dielën (17:00) për kupën në finale.

Vlen të theksohet se dy skuadrat që humbën në finalet e 2014 dhe 2018 do të luajnë në gjysmëfinale mes Kroacisë dhe Argjentinës. Francës i duhen dy fitore për t'u bërë skuadra e parë që nga Brazili (1958-1962) që fiton trofeun për herë të dytë radhazi, ndërsa Maroku u bë skuadra e parë nga Afrika që arrin në katërshen e parë.

kupa e botes

Sondazh

Poll