Gjykata Kushtetuese ultimatim për votën e emigrantëve/ PD: E drejta e diasporës për të votuar, instrument që largon Ramën
Në një deklaratë nga selia blu, Indrit Hoxha tha se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Indrit Hoxha, Sekretari për Diasporën dhe Organizimin me Jashtë në PD ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese se i ka dhënë dritën e gjelbër votës së emigrantëve shqiptarë duke vendosur ultimatum që të mbyllet brenda vitit. Në një deklaratë nga selia blu, Indrit Hoxha tha se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë nga selia blu, Hoxha theksoi rëndësinë e këtij vendimi për qytetarët shqiptarë.
"Ky është një lajm i shkëlqyer për të drejta e shqiptarëve dhe Partia Demokratike, e lindur më 11 dhjetor 1990 nga ëndrra e votës së lirë, e përshëndet vendimin. Qeveria Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013 duke ofruar si një prej premtimeve të mëdha votën e migrantëve. Këtë herë nuk mund të themi se Rama ka dështuar. JO! Ai nuk e ka patur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë. Që pas futjes në politikë të dy sistemeve: të të fortëve lokalë dhe patronazhistëve, Edi Rama e ka kuptuar se shqiptarët e diasporës nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga bracat e tij elektoralë. Kjo e ka bërë të padëshirueshme votën e emigrantëve shqiptarë,"-tha Hoxha.
DEKLARATË E SEKRETARIT PËR DIASPORËN DHE ORGANIZIMIN ME JASHTË, INDRIT HOXHA
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër votës së emigrantëve shqiptarë dhe i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë Rama. Me një vendim të trupës më të lartë gjyqësore të Republikës, mundësia e shqiptarëve të diasporës që të votojnë në zgjedhje në atdheun e tyre, afrohet si asnjëherë më parë. Kushtetuesja ka vendosur një afat 1 vjecar, që nga hyrja në fuqi e vendimit, që do të thotë se deri në dimrin e vitit tjetër qeveria është e detyruar të ketë gati infrastrukturën elektorale për shqiptarët e diasporës.
Ky është një lajm i shkëlqyer për të drejta e shqiptarëve dhe Partia Demokratike, e lindur më 11 dhjetor 1990 nga ëndrra e votës së lirë, e përshëndet vendimin. Qeveria Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013 duke ofruar si një prej premtimeve të mëdha votën e migrantëve.
Këtë herë nuk mund të themi se Rama ka dështuar. JO! Ai nuk e ka patur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë. Që pas futjes në politikë të dy sistemeve: të të fortëve lokalë dhe patronazhistëve, Edi Rama e ka kuptuar se shqiptarët e diasporës nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga bracat e tij elektoralë. Kjo e ka bërë të padëshirueshme votën e emigrantëve shqiptarë.
Ai ka bërë çmos, sic veproi në zgjdhjet e fundit parlamentare për t’i mbajtur larg kutive të votimti shqiptarët e mërgatës. Kujtoni rastin e mbylljes së kufijve me Greqinë në vitin 2021, vetëm e vetëm që rivali politik i kandidatit të tij në Gjirokastër, me influencë ndër shqiptarët e Greqisë dhe minoritarët, të mos i merrte dot votat e tyre. Partia Demokratike mbështet dhe do të inkurajojë të gjithë nismat dhe vendimet që shqiptarët, këtu dhe jashtë vendit të votojnë të lirë. Pa kthimin e votës së lirë Shqipëria është në rrezik dhe demokracia një iluzion. E drejta për të votuar e diasporës, jo vetëm është një instrument për të larguar Ramën, por është një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut.
Dje, Gjykata Gjykata Kushtetuese kërkoi që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor, përmes së cilit të sigurohet vota e emigrantëve, votë që sipas tyre u shkel në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e shoqatës 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' dhe i ka kërkuar Kuvendi të plotësojë boshllëkun ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Sondazh
E FORTË/ Yuri Kim thirrje SPAK e BKH: Hetoni korrupsionin, po minohet DEMOKRACIA! I kemi financuar ne me BE, duam rezultate
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se potenciali i Shqipërisë po gërryhet nga korrupsio...
PD: Hakerohet faqja në Facebook e Syri.tv me mbi 600 mijë ndjekës. Edi Rama kërcënim i hapur dhe armik i medias së lirë
Arbana Vokshi TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar hackerimin e faqes zyrtare të Facebook të medias Syri.tv me mbi 600 mijë ndjek&eu...
Jorida Tabaku me dokumenta: SPAK duhet të thërrasë Ahmetajn
Jorida Tabaku TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale, email-e të cilat tregojnë p&e...
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, PD thirrje të ndalen punimet në lagunën "Vjosë-Nartë'
Zhupa TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalojnë punimet për ndërtimin e aeroportin në Lagunën ...
Deputetja Ina Zhupa: Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të punimeve në lagunën “Vjosë-Nartë”
DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA Partia Demokratike e ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme edhe pu...
Influenca e Kinës&Rusisë, Rama: S'kemi qejf të luajmë 'pushtetesh', qëllimi ynë BE. Protestat në Tiranë? I bën opozita, por do i mundim, le të bashkohen ata
Edi Rama TURQI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median turke "TRT" duke komentuar për 20 minuta shumë...
Rama i "thur" lavde presidentin turk: Pa Erdogan, muret e Evropës nuk do të qëndronin
Rama TURQI- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka marrv pjesë në forumin botëror të TRT në Turqi, një platformë ...
Ceremonia e ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, Rama: Ngjarja më e bukur sportive e vitit
Projekti TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke postuar eventin e projektit të "Ekipeve Sportive në shkolla" i cili do...
74-vjetori i deklaratës për të drejtat e njeriut, Begaj: OKB i dha botës idealin e përbashkёt
Begaj TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka përkujtuar 74-vjetorin e Deklaratës Universale pёr të Drejtat e Njeriut që ...
Kallëzimi i Metës, VOA: Gjykata në favor të hetimit të Autoritetit të Dosjeve. Pa denoncimit të ish-presidentit…
Foto ilustruese Në Shqipëri, Partia e Lirisë e drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta bëri të ditur sot se Gjykata e Tiranës k...
