Politike

Rama i "thur" lavde presidentin turk: ​​Pa Erdogan, muret e Evropës nuk do të qëndronin

Në fjalën e tij Rama foli me superlativa për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ku tha se pa të muret e Evropës nuk do të qëndronin, duke theksuar se Turqia është çelësi i stabilitetit në rajon.

10 Dhjetor 2022, 10:34 Nga d.a.
Rama i "thur" lavde presidentin turk: ​​Pa Erdogan, muret e
Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka marrv pjesë në forumin botëror të TRT në Turqi, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.

Në fjalën e tij Rama foli me superlativa për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ku tha se pa të muret e Evropës nuk do të qëndronin, duke theksuar se Turqia është çelësi i stabilitetit në rajon.

"Pa Merkelin, nderi i Evropës nuk do të ishte i sigurt. Ishte ajo që hapi derën për emigrantët në Gjermani në krizën e madhe siriane. Por, pa Erdoganin, muret e Evropës nuk do të qëndronin. Turqia është çelësi i stabilitetit në Evropë. Nëse e imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Evropa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia” , tha Rama.

Më tej, ai shtoi se kriza energjetike dhe inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

 

edi rama ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll