Politike

Ceremonia e ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, Rama: Ngjarja më e bukur sportive e vitit

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo është një nga ngjarjet më të bukura sportive të vitit për të gjithë të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria.

10 Dhjetor 2022, 09:19 Nga d.a.
Ceremonia e ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, Rama: Ngjarja
Projekti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke postuar eventin e projektit të "Ekipeve Sportive në shkolla" i cili do të mbahet sot në stadiumin Air Albania.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo është një nga ngjarjet më të bukura sportive të vitit për të gjithë të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria.

"MIRËMËNGJES dhe me ngjarjen më të bukur sportive të vitit për të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilët mblidhen sot në stadiumin "Air Albania", në aktivitetin e promovues që mbledh 700 skuadra shkollash nga 61 bashki të vendit të mbështetura prej Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar, ju uroj një fundjavë të mbarë"-ka shkruar Rama,

Ditën e sotme në kryeqytet do të zhvillohet ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla "Festa Olimpike”. Të përfshirë në këtë projoekt do të jenë 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

edi rama projekti ‘ekipeve sportive në shkolla’

Sondazh

Poll