Bota

PAMJET- Romët protestojnë sërish në Selanik, dalin me mjete të forta, hapin zjarr nëpër rrugë

Përplasjet janë regjistruar në lagjen “Agjia Sofia” të Selanikut.

9 Dhjetor 2022, 21:32 Nga A.B
PAMJET- Romët protestojnë sërish në Selanik, dalin me mjete
Protesta

GREQI- Edhe sot Selaniku është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku nuk kanë munguar sulmet ndaj policisë dhe të shtënat paralajmëruese në ajër, me armë zjarri. Përplasjet janë regjistruar në lagjen “Agjia Sofia” të Selanikut.

Gjithçka nisi ditën e sotme në orën 15:45 kur një grup romësh dolën nga shtëpitë e tyre dhe ngritën barrikada duke u vënë flakën gomave të automjeteve në rrugën Pontou. Ata kanë lëvizur drejt forcave policore të MAT-it, të cilët u kundërpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës.

Të shtënat e para me karabina filluan në ajër pak para orës 18:00, me romët që kërcënonin vazhdimisht policinë. Ekipet policore janë urdhëruar të marrin të gjitha masat e nevojshme vetëmbrojtëse, ndërsa kanë kërkuar dhe nga gazetarët të largoheshin.

PAMJET- Romët protestojnë sërish në Selanik, dalin me mjete

Situata u qetësua dy orë pas fillimit të incidenteve, me ndërhyrjen e personave të tjerë nga komuniteti rom, të cilët u kërkuan rebelëve të shuanin zjarret dhe të futeshin në shtëpitë e tyre, për të larguar edhe forcat e policisë.

PAMJET- Romët protestojnë sërish në Selanik, dalin me mjete

Kujtohet se kjo nuk ishte hera e parë që të shtëna nëpër vendbanim, pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në episodet e së martës.

/Burimi: Protothema.gr

proteste ne greqi greqi

Sondazh

Poll