Bota

SHEFI i ëndrrave! Miliarderi dërgon me pushime në “Disney World” stafin prej 10 mijë personash me familjarët e tyre

Griffin ka një pasuri prej 31.7 miliardë dollarësh, duke e bërë që të renditet në vendin e 40-të të njerëzve më të pasur.

9 Dhjetor 2022, 21:11 Nga A.B
SHEFI i ëndrrave! Miliarderi dërgon me pushime në “Disney
Ken Griffin

SHBA- Keni parë kështu shpërblimi? CEO dhe themeluesi i Citadel, Ken Griffin ka shpërblyer punonjësit e tij, duke u mbuluar shpenzimet 10,000 punonjës dhe familjet e tyre që ata të vizitojnë “Walt Disney World” në Florida. Udhëtimi për ta do zgjasë plot 3 ditë. 

Griffin ka një pasuri prej 31.7 miliardë dollarësh, duke e bërë që të renditet në vendin e 40-të të njerëzve më të pasur sipas Forbes. Zëdhënësi i Citadel, Zia Ahmed zbuloi se miliarderi pagoi faturat për fluturimet nga Nju Jorku, Hjustoni, Parisi, Zyrihu dhe qytete të tjera.

Ai gjithashtu pagoi për hotele, bileta të parkut dhe për ushqimin. Kjo ishte mënyra e miliarderit 54-vjeçar për të falënderuar stafin e tij për një vit pune “të vështirë dhe fitime të larta”.

Ne kemi ndërtuar ekipin më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë tonë, por edhe në historinë e financave,” i tha Griffin punonjësve.

Ky vit po rezulton të jetë një rekord për Citadel dhe Citadel Securities. 

Burimi: The independent

ken griffin shba

Sondazh

Poll