Bota

E përfshirë në korrupsion, arrestohet dhe përjashtohet nga partia nënkrytarja e Parlamentit Europian, në pranga edhe bashkëshorti i saj

Në mëngjes, u arrestua burri i saj dhe zyra e tij në Parlamentin Evropian u mbyll.

9 Dhjetor 2022, 21:17 Nga k.m.
E përfshirë në korrupsion, arrestohet dhe përjashtohet nga
Eva Kaili

BRUKSEL- Eva Kaili, një eurodeputete e PASOK-ut dhe nënkryetare e Parlamentit Evropian, është arrestuar dhe përjashtuar nga Partia pas hetimeve nga autoritetet belge për akuzat për korrupsion. Sipas informacioneve, Eva Kaili është përfshirë në rastin e skandalit korruptiv të Parlamentit Europian nga Katari. Eurodeputetja, e cila mbrohet nga imuniteti, është dërguar për një deklaratë nga autoritetet belge, ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi është arrestuar mëngjesin e së premtes.

Gazeta belge shkruan konkretisht:

Të premten janë kryer më shumë se 15 hetime nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën kundër Korrupsionit në Bruksel dhe janë arrestuar katër persona të konsideruar si të dyshuar. Mes tyre, Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe Francesco Giorgi, ish-asistenti parlamentar i Panzerit, partner aktual i grupit S&D dhe partner i Eva Kailit. Përveç katër arrestimeve, policia sekuestroi "rreth 600,000 euro para të gatshme" si dhe "pajisje kompjuterike dhe telefona celularë", përmbajtja e të cilave do të ekzaminohet.

Nga mediat e huaja flitet për korrupsion të dyshuar brenda organit të vetëm të të zgjedhurve drejtpërdrejt në Evropë. Dyshohet se korrupsioni është bëë nga Katari rregullisht. Që nga dhënia e Kupës së Botës deri tek shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të kundërshtarëve politikë, personave LGBTQ + dhe 2 milionë punëtorëve migrantë që kanë punuar në Katar. Sipas mediave të huaja vendi i Lindjes së Mesme, ka korruptuar zyrtarë të rëndësishëm për të bërë të mundur shuarjen e akuzave për denoncime ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, pasi shumë prej tyre kanë humbur jetën për ndërtimin e stadiumeve.

eva kaili

Sondazh

Poll