Art&Argëtim

Getinjo nxjerr teori të tjera në Big Brother VIP, reperi: Arma ‘kallash’ u zbulua për herë të parë në Kamenicë

Getinjo ka thënë se arma e zjarrit – kallashi është zbuluar për herë të parë në Kamenicë të Kosovës.

9 Dhjetor 2022, 18:12 Nga A.B
Getinjo nxjerr teori të tjera në Big Brother VIP, reperi: Arma
Getinjo

KOSOVË- Ka më pak se një javë që ka nisur aventura 100 ditore e spektaklit Big Brother VIP Kosova. Reperi Getinjo është një prej personazheve VIP, i cili me të hyrë në shtëpinë e famshme ka bërë disa biseda të çuditshme rreth teoirve konspirative.

Një tjetër teori të padëgjuar më parë ai e shpalosi para banorëve, duke thënë se arma e zjarrit – kallashi është zbuluar për herë të parë në Kamenicë të Kosovës.

“Ka shkaur e ka prezantuar te sulltani në panair, edhe aty sulltani e ka përvetësuar, paramendo mundet me qenë historia, rrënja e kallashit prej një personi në Kamenicë”, tha reperi.

getinjo

Sondazh

Poll