Bota

Lista Serbe e shpall Anglinë armike të Serbisë, pas futjes së Radojiçiç në listën e zezë

Ndaj këtij vendimi ka reaguar partia e tij, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar si “armike” të Serbisë.

9 Dhjetor 2022, 15:39 Nga I.A
Lista Serbe e shpall Anglinë armike të Serbisë, pas futjes
Milan Radojiçiç dhe Zvonko Veselinoviç

KOSOVË- Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar Milan Radojiçiçin, nënkryetar i Listës Serbe, si person të korruptuar. Ndaj këtij vendimi ka reaguar partia e tij, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar si “armike” të Serbisë.

“Dënojmë ashpër lëvizjet shpifëse të armiqve të dëshmuar të popullit serb duke futur në listën e zezë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq dhe serbët e tjerë që janë patriotë dhe bartës të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës nga Albin Kurti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj liste.

Lista Serbe thotë më tej se “nuk ka asnjë listë të zezë, të kuqe apo të ndonjë ngjyre tjetër që mund ta zvogëlojë respektin që ka nënkryetari i partisë sonë, z. Milan Radojiçiç, tek serbët në Kosovë”.  Në fund, kjo parti, e cila dirigjohet nga Beogradi zyrtar, tha se përgjigja e tyre mbetet e njëjtë: “Nuk ka dorëzim, sepse nga këtu nuk ka kthim”. Pos Radojiçiç, Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar edhe Zvonko Veselinoviç.

zvonko veselinoviç milan radojiçiç

Sondazh

Poll