Bota

Sulmi ndaj gazetarëve të Kallxo në veri, redaktorja: Ekipi ynë është mirë, u sulmuam nga që ishim shqiptarë 

Xharra shkruan se fatmirësisht ekipi i tyre është mirë duke shtuar se makina e tyre është sulmuar se ishte me targa të Kosovës.

9 Dhjetor 2022, 13:52 Nga I.A
Sulmi ndaj gazetarëve të Kallxo në veri, redaktorja: Ekipi
Sulmi

KOSOVË- Redaktorja dhe gazetarja e Kallxo, Jeta Xharra ka reaguar pas sulmit në veri të Kosovës të makinës së redaksisë. Me anë të një postimi në Facebook, Xharra shkruan se fatmirësisht ekipi i tyre është mirë duke shtuar se makina e tyre është sulmuar se ishte me targa të Kosovës. Po ashtu ajo ka shkruar se ata u sulmuan vetëm se ishin shqiptarë dhe jo se ishin gazetarë.   

Postimi i Plotë:

Ekipi jonë është mirë, faleminderit për krejt ju që po pyesni për ta! Makina jonë është sulmuar pse është me tabela të Kosovës, jo pse është supozuar që është makinë me gazetarë. Në fakt është sulmuar sepse është supozuar që është makinë me shqiptarë. Nëse policia e cila ka mjete të duhura me u përballë me këta njerëz të maskuar vazhdon të mos i arrestojë tipat që rrinë me maska në rrugë kryesore të Mitrovicës, pa u fsheh aspak, këta do të inkurajohen që herën e ardhshme me gjujt edhe me armë në drejtim të cilësdo makinë që shkon me tabela të Kosovës atje. Ne s'kemi makina që i rezistojnë plumbave, e jeleka antiplumb nuk kemi të drejt me ligj t'i blejmë, andaj ju kërkoj lexuesve mirëkuptim nëse mbulimi i ngjarjeve në veri do të bëhet në të ardhmen duke i rreziku minimalisht gazetarët tanë që janë, kryesisht, të pambrojtur. Por, ne gjithashtu e kuptojmë që natyra e punës tonë është e tillë, dhe do e bëjmë më të mirën e mundshme të ju sjellim të vërtetën deri në atë masë sa besojmë që nuk e rrezikojmë jetën e gazetarëve, kameramanëve e hulumtuesve. Ekipet tona janë sulmuar edhe në të kaluarën në veri të Mitrovicës, gati në të njejtën formë si sot, dhe ne prap jemi kthy me raportu në veri të Kosovës sepse e konsiderojmë territor të Kosovës që gjithmonë do ta mbulojmë me raportim. Të gjitha rastet e sulmeve atje i kemi raportuar dhe kurrë nuk kemi marrë informatën kthyese se a është arrestuar dikush për këtë sulm. Por pa marrë parasysh kësaj, kemi pas secilën herë raportime ma të mira e ma të thella në veri, madje edhe kallxues serb që e kanë ekspozu kontrabandën dhe krimin e organizuar në veri. Pra nuk ka dëshmi që sulmet na sprapsin. Na i marrshin të ligat Valdet Salihu & Shkodrane S. Dakaj, juve që syni vër s'ju ban!

jeta xharra tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll