Bota

Tensionet në veri, Vuçiç nesër deklaratë urgjente për mediat, pritet të publikojë foto dhe video

Blic shkruan se Vuçiç do tu tregojë qytetarëve letra, dokumente dhe fotografi dhe do ta informojë opinionin për gjithçka ka ndodhur në Kosovë ditëve të kaluara.

9 Dhjetor 2022, 15:12 Nga I.A
Tensionet në veri, Vuçiç nesër deklaratë urgjente
Aleksander Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër në ora 19:00 do t'i drejtohet publikut. Blic shkruan se Vuçiç do tu tregojë qytetarëve letra, dokumente dhe fotografi dhe do ta informojë opinionin për gjithçka ka ndodhur në Kosovë ditëve të kaluara.

Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

aleksandar vuçiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll