Bota

Alarm për bombë në Shkup, evakuohet Qendra Tregtare

Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore. 

9 Dhjetor 2022, 11:38 Nga I.A
Alarm për bombë në Shkup, evakuohet Qendra Tregtare
Qendra tregtare

MAQEDONIA E VERIUT- Në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë. Ina Online shkruan se policia ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet.

Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore. Sot në mëngjes ka pasur kërcënime me bombë në disa shkolla të mesme, pas së cilës Ministria e Punëve të Brendshme dhe një ekip antiterrorist janë në terren dhe po kontrollojnë këto kërcënime.

Deri më tani, të gjitha kërcënimet me bombë kanë rezultuar të rreme.

east gate mall alarm per bombe ne east gate mall

Sondazh

Poll