Bota

Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Jemi aleatë në NATO, por nuk do ta tolerojmë sjelljen tuaj

Në vazhdim të sulmit të tij ndaj SHBA-së, presidenti turk tha gjithashtu se mijëra kamionë me armë dhe municione u dërguan organizatave terroriste në veri të Sirisë. 

9 Dhjetor 2022, 11:48 Nga I.A
Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Jemi aleatë në NATO,
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sulmoi SHBA-në përmes Greqisë të premten, duke akuzuar shtetin fqinj për veprime provokuese dhe agresion.

“Ne nuk kemi thënë dhe nuk do t'u themi faleminderit atyre që inkurajojnë agresionin dhe tentativat provokuese të Greqisë duke mbështetur Greqinë pa kufi në Egje dhe Mesdhe. Ne jemi bashkë në NATO, por ju po pajisni ishujt grekë me armë dhe avionë. Ne nuk mundëm ta zgjidhnim çështjen e F-16 me ju edhe pse i kemi paguar”, tha presidenti i Turqisë.

Në vazhdim të sulmit të tij ndaj SHBA-së, presidenti turk tha gjithashtu se mijëra kamionë me armë dhe municione u dërguan organizatave terroriste në veri të Sirisë. 

"Shikoni cili shtet i ka bërë, vendi me të cilin jemi në NATO. Ne u thamë atyre "si i dërgoni këto pajisje?" dhe ata na thanë jo. Ne u treguam videot sepse kemi qenë gjithmonë në anën e së vërtetës. Askush nuk mund të na fajësojë për qëndrimin tonë ndaj këtyre terroristëve," tha Erdoan.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll