Bota

Bënte jetë luksi në hotele dhe nuk paguante, arrestohet mashtruesja në Greqi

Ajo prezantohej si gruaja e huaj e një drejtuesi të lartë të një organizate të madhe dhe bënte një jetë luksoze duke mos paguar hotelet ku qëndronte.

9 Dhjetor 2022, 11:12 Nga I.A
Bënte jetë luksi në hotele dhe nuk paguante, arrestohet
Mashtruesja

GREQI- Mashtruese profesioniste por edhe eskortë e kërkuar e emrave të mëdhenj duket se është bukuroshja 26-vjeçare, mbresëlënëse, e cila u arrestua për mashtrim të biznesmenëve. Ajo prezantohej si gruaja e huaj e një drejtuesi të lartë të një organizate të madhe dhe bënte një jetë luksoze duke mos paguar hotelet ku qëndronte. Ndaj saj ishte në pritje një urdhër-arresti evropian për mashtrim që kishte kryer në Sllovaki.

Veprimi i saj u zbulua në Patra, ku qëndroi për katër ditë në suitën e një hoteli të njohur dhe u largua pa paguar. Më në fund aksioni i saj u ndal në Korint, ku tentoi të fuste në kurth një taksist, por ai nuk u bind dhe denoncoi në Polici, e cila e arrestoi në një hotel të zonës.

Njoftimi i Policise greke:

Një grua e huaj është arrestuar për mashtrim. U zbuluan katër mashtrime në hotele, një dyqan dhe në kurriz të një pronari taksie në Patra dhe Agrinio. Ndaj saj ishte në pritje një urdhër-arresti evropian për mashtrim që kishte kryer në Sllovaki. Detaje: Nga efektivët e Sigurisë së Korinthit është arrestuar një grua e huaj, ndaj së cilës është ngritur një çështje për mashtrim. Në të njëjtën kohë, ndaj gruas së arrestuar ishte në pritje një urdhër-arresti evropian për autoritetet sllovake, për raste mashtrimi.

arrestohet mashtruesja ne greqi

Sondazh

Poll