Sport

Francezi Lloris pret një duel të ashpër me Kane dhe i përgjigjet mediave angleze: “Nuk kemi nevojë për më shumë motivim”

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, e njohim njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushës, ne kemi luajtur së bashku për gati 9 vjet. Unë kam vetëm gjëra të mira për të thënë për Harryn, ai është një lider i vërtetë”

9 Dhjetor 2022, 11:30 Nga DOSJA
Francezi Lloris pret një duel të ashpër me Kane dhe i

KATAR - Hugo Lloris, portieri i Tottenhamit, këtë të shtunë do të përballet me shokun e tij të skuadrës, Harry Kane, kur Franca dhe Anglia do të sfidojnë njëra-tjetrën në çerekfinalen e Botërorit.

Para se të trajtonte implikimet e këtij dueli, portiere francez shmangu vlerësimin e komenteve në Angli, që e quajnë atë si një pikë të dobët për ‘Blutë’. “Nuk kam asgjë për të thënë për mediat angleze. Është e rëndësishme të flasësh në terren. Unë abstragoj prej saj. Nuk kemi nevojë për “motivim” që vjen nga jashtë për një çerekfinale të Kupës së Botës”,- tha ai, duke folur më pas për mundësinë që të duhet të priste penallti nga shoku i tij i skuadrës:

“Harry Kane ka aftësinë për të shënuar, ju e dini. Sigurisht që kemi të dhëna për analizë, më vonë do të varet edhe nga ndjesia në atë kohë. Ai është një nga më të mirët në penallti, por para se të vijë kjo, ne të dy do të përpiqemi të bëjmë një ndryshim, secili më vete. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, e njohim njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushës, ne kemi luajtur së bashku për gati 9 vjet. Unë kam vetëm gjëra të mira për të thënë për Harryn, ai është një lider i vërtetë, një shembull për shokët e tij të skuadrës. Tani na takon ne të jemi kundërshtarë”.   

Lloris ka folur edhe për rivalitetin mes Francës dhe Anglisë. “Po, mund të ekzistojë, ata janë dy kombe të mëdha sportive. Ekziston edhe në regbi. Në një ngjarje si kjo, një Francë-Angli ka një shije të veçantë.”

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll