Art&Argëtim

Zbulohet MISTERI i Netflix: Kush është aktori pas dorës së "Wednesday"?

Me 'Wednesday' që gëzon një sukses të madh pas publikimit të tij, Dorobadou ka qenë në qendër të diskutimeve në internet.

8 Dhjetor 2022, 16:29 Nga k.m.

RUMANI- Victor Dorobadou është një magjistar 25-vjeçar nga Rumania, i cili luan "gjënë" në krijimtarinë e re të Tim Burton me titull "Wednesday", serial i shfaqur në Netflix. Me 'Wednesday' që gëzon një sukses të madh pas publikimit të tij, Dorobadou ka qenë në qendër të diskutimeve në internet.

Të gjithë duan të dinë se si është xhiruar 'The Thing', si funksionon VFX. "Shumë njerëz më pyesin: "A je i vërtetë?", tha ai, duke folur për Vanity Fair. Duke folur për Vanity Fair, Dorobadoo u vesh me një kostum ngjyrë blu të errët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victor Dorobantu (@victor.dorobantu)

"Është si një kostum ninja. Është interesante edhe për mua ta shoh. Përpara syve të mi është një rrjetë. Është mjaft komode. Është thjesht një kostum stilastik. Nuk e ndjen dhe të mbron nga i ftohti, i cili ishte shumë i rëndësishëm për xhirimet në Rumani, në pyll dhe buzë liqenit. Jam 1.90 m i gjatë dhe kam qenë 100 kg. në atë kohë. I jam mirënjohës njerëzve që përshtatën setin për mua, na u desh të prisnim shumë mobilje dhe gjëra që të përshtateshin. Sa herë që kishte vend për të fshehur trupin tim, ne e përdornim atë sepse ishte më pak punë për djemtë e "VFX" (Visual effects). Fshihesha në vrima, nën shtretër dhe gjëra të tjera. Më duhej të gjeja mënyra për ta vendosur trupin tim poshtë njerëzve, pas objekteve. Unë as nuk mund t'i mbaj mend të gjitha,"-zbuloi Victor Dorobadou.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victor Dorobantu (@victor.dorobantu)

Duke folur për elementët e përdorur për të mishëruar "gjënë" ai tha: Ne morëm elementë nga gjuha amerikane e shenjave, nga gjestet që përdor ushtria në luftë. Ne adoptuam shenjat Morse dhe çdo gjë që mund të përdoret me dorë për të krijuar gjuhën tonë.

"Wednesday" tashmë ka më shumë se 341.2 milionë orë shikimi në javën e parë të publikimit. Seriali fokusohet tek 16-vjeçarja që merr pjesë në Nevermore Academy dhe përpiqet të zotërojë aftësinë e saj psikike për të zgjidhur një mister vrasjeje që u nis dy dekada më parë.

wednesday

Sondazh

Poll