Aktualitet

VIDEO/ I thanë apliko te e-Albania, qytetari thyen xhamat e Hipotekës në Burrel: Kush jeni ju?

Ai ka goditur me gurë xhamat e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. 

8 Dhjetor 2022, 20:46 Nga A.B
VIDEO/ I thanë apliko te e-Albania, qytetari thyen xhamat e Hipotekës
Qytetari

BURREL- Një ngjarje jo e pazakontë ka ndodhur në Burrel. Kalimi i disa shërbimeve online ka sjellë revoltimin e një qytetari. I moshuari në Burrel që shfaqet në videon më poshtë, tregon zemërimin e tij për mosmarrjen e shërbimit. Ai ka goditur me gurë xhamat e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. 

Punonjësit e Hipotekës i janë drejtuar të moshuarit që të aplikojë online te e-Albania. Fjalët e tij gjatë replikës me punonjësit kanë qenë: "Kush jeni ju?


Pas kësaj ngjarje, policia e Burrelit ka regjistruar procedim penal ndaj të moshuarit.

burrel burri qellon zyrat e hipotekes

Sondazh

Poll