Aktualitet

ME VIDEO: Shpërthim në Tiranë, plas kompresori brenda fasonerisë, rrezik për banorët e pallatit në Fresk

Kjo gjë është kthyer në rrezik për të gjithë pallatin, ndaj edhe siç duket nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shumë prej tyre kanë dalë jashtë banesave për të mos rrezikuar jetën.

8 Dhjetor 2022, 20:26 Nga k.m.

 

ME VIDEO: Shpërthim në Tiranë, plas kompresori brenda
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

TIRANË- Zjarr në një fasoneri në zonën e Freskut në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se në rrugën "Muhamed Deliu", brenda një fasonerie ka shpërthyer kompresori. Kjo gjë është kthyer në rrezik për të gjithë pallatin, ndaj edhe siç duket nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shumë prej tyre kanë dalë jashtë banesave për të mos rrezikuar jetën.

Ndërkohë që në katin e parë, ku edhe ndodhet fasoneria, duken qartë shenjat e shpërthimit të ndodhur pasi copa xhamash dhe dyersh janë reshtuar jashtë biznesit. Deri më tani, lidhur me ngjarjen, nuk ka ende një njoftim nga ana e Policisë së Shtetit, për të dhënë më shumë detaje lidhur me çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe shkakun e shpërthimit të ndodhur. 

tirane

Sondazh

Poll