Aktualitet

Largimi i Kim, Koka: Skandal! Ministria e Jashtme po kryen ndërhyrjen më flagrante në punët e SHBA-së

Koka deklaron se situata ka kaluar në një stad tjetër skandali dhe shpërdorimi të institucioneve shqiptare.

8 Dhjetor 2022, 18:48 Nga A.B
Largimi i Kim, Koka: Skandal! Ministria e Jashtme po kryen ndërhyrjen
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas postimit të ministrisë së jashtme e cila njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim. Duke e quajtur këtë rast si skandaloz, Koka shton se ministria e jashtme e Shqipërisë është duke kryer ndërhyrje flagrante në punët e brenshme të SHBA-së, për përzgjedhjen e të dërguarve diplomatikë në Tiranë. Ai shton se situata ka kaluar në një stad tjetër skandali dhe shpërdorimi të institucioneve. 

POSTIMI I BLEDIAN KOKËS:

Skandal! Ministria e Jashtme e Shqiperise ka kryer nderhyrjen me flagrante ne punet e brendshme te Shteteve te Bashkura te Amerikes ne perzgjedhjen e te derguave diplomatik ne Tirane. Hakerrimi i Edi Rames ndaj ambasadores Yuri Kim "do te ta djeg karrieren" sot ka kalur ne nje stad tjeter skandali dhe shperdorimi i institucioneve shteterore. p.s...mire qe nuk kane njoftuar hapjen e procedures se rekrutimit ne E-Albania per postin e Ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi!

Largimi i Kim, Koka: Skandal! Ministria e Jashtme po kryen ndërhyrjen

Ardhja e ambasadorit të ri u konfirmua ditën e sotme nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht'. 

yuri kim largohet nga shqiperia bledian koka

Sondazh

Poll