Aktualitet

FOTO- Tentoi të futej në Shqipëri me arsenal armësh, ky është 53-vjeçari nga Kosova

Ai u kap me arsenal armësh në portin e Durrësit duket se i kishte fshehur në pjesën e dyerve brenda automjetit tip 'Land Rover'.

8 Dhjetor 2022, 18:43 Nga A.B
FOTO- Tentoi të futej në Shqipëri me arsenal armësh, ky
Selman Lajçi

FOTO- Personi në foto është Selman Lajçi, 53-vjeçari i cili u kap sot në Portin e Durrësit me arsenal armësh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Snajperi”, u vu në pranga Lajçi i cili banonte në Zvicër. Ai po udhëtonte me traget nga Italia në Shqipëri dhe më pas do shkonte drejt Kosovës.

Ai u kap me arsenal armësh në portin e Durrësit duket se i kishte fshehur në pjesën e dyerve brenda automjetit tip 'Land Rover'. Gjatë kontrollit rezultoi se në brendësi të makinës ishin fshehur një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu.

selman lajçi

Sondazh

Poll