Aktualitet

Snajper, shotgan dhe pistoletë! Policia i zbulon arsenalin në mjet, arrestohet një person në Portin e Durrësit

Ai ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit, mirëpo pas kontrolleve iu zbulua arsenali i armëve. 

8 Dhjetor 2022, 17:30 Nga A.B
Snajper, shotgan dhe pistoletë! Policia i zbulon arsenalin në mjet,
Porti

DURRËS- Arrestohet një person në Portin e Durrësit. Personi, ende i paidentifikuar është kapur me një arsenal armësh. Ai ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit, mirëpo pas kontrolleve iu zbulua arsenali i armëve. 

Policia zbuloi se në makinë ky person kishte fshehur një snajper, një shotgan dhe një pistoletë. Policia kreu menjëherë arrestimin e tij. Mbetet e paqartë se ku do të përdoreshin këto armë e se cili ishte objektivi.

arrestim ne portin e durresit

Sondazh

Poll