Politike

I mbushi 3 vite në detyrë- Nisin procedurat për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, ende s'dihet kush do e pasojë

MEPJ ndonëse konfirmon në këtë mënyrë largimin e diplomatës së propozuar nga Donald Trump nuk jep detaje se kush do të jetë pasuesi i saj, pasi ende nuk është caktuar nga Senati. Ndaj dhe nga ana e MEPJ janë shprehur se nuk mund të japin asnjë koment. 

8 Dhjetor 2022, 17:25 Nga DOSJA
I mbushi 3 vite në detyrë- Nisin procedurat për largimin e
Yuri Kim

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se ka nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Ambasadorja Kim e nisi mandatin në janar të vitit 2020 dhe tashmë pas 3 vitesh ajo do të duhet të largohet, ashtu siç edhe parashikohet me ligj. 

MEPJ ndonëse konfirmon në këtë mënyrë largimin e diplomatës së propozuar nga Donald Trump nuk jep detaje se kush do të jetë pasuesi i saj, pasi ende nuk është caktuar nga Senati. Ndaj dhe nga ana e MEPJ janë shprehur se nuk mund të japin asnjë koment. 

“Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në njoftim.

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Prej kohësh, ajo ishte e përfolur se do të largohej sërish drejt gadishullit korean.  “Korean Broadcasting System“, një prej mediave më elitare të Koresë së Jugut, e përmendte disa herë si ambasadoren e radhës së SHBA në Seul.

Më herët, Yuri Kim ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

mepj yuri kim yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll