Bota

Albulena Haxhiu: Unë i di emrat e personave që kishin qasje në mostrat e Astrit Deharit

Në konferencën e jashtëzakonshme për media Haxhiu tha se i di emrat e personave që kanë pasur qasje në laborator dhe se me ta po merren organet e drejtësisë, ndërkohë shtoi që veprime priten edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

8 Dhjetor 2022, 14:41 Nga I.A
Albulena Haxhiu: Unë i di emrat e personave që kishin qasje në
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjashtë vite pas vdekjes së tij misterioze në qendrën e paraburgimit në Prizren. Në konferencën e jashtëzakonshme për media Haxhiu tha se i di emrat e personave që kanë pasur qasje në laborator dhe se me ta po merren organet e drejtësisë, ndërkohë shtoi që veprime priten edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Unë i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria. Sa i përket masave, na takon të ndërmarrim masa disiplinore ndaj personave përgjegjës”, tha Haxhiu.

albulena haxhiu astrit dehari

Sondazh

Poll