Bota

Përshkallëzohet protesta në Selanik, komuniteti rom shkatërron biznese dhe shtëpitë

Romët kanë shkaktuar dëme në një lokal në rrugën Megalou Alexandrou, ndërsa dhunë ka pasur dhe ndaj pronarit dhe tre punonjësve të dyqanit, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. 

8 Dhjetor 2022, 13:30 Nga A.B

 

Përshkallëzohet protesta në Selanik, komuniteti rom
Protesta

 

GREQI- Në 24 orët e fundit, komuniteti rom ka krijuar një situatë jo normale në Selanik, pas plagosjes së 16-vjeçarit nga policia. Ata kanë pushtuar zonën e Avenue Nato në Aspropyrgos, duke shkatërruar biznese dhe banesat që ndodhen pranë. Disa prej tyre i kanë vënë flakën e për pasojë zona u përfshi nga flakët e zjarrit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. 

Ata vepruan në mënyrë të ngjashme në Romë dhe në Cordelio, aty ku dhunuan dhe plagosën punëtorët në një restorant, raporton Protothema.gr.

Në Kordelio, romët kanë shkaktuar dëme në një lokal në rrugën Megalou Alexandrou, ndërsa dhunë ka pasur dhe ndaj pronarit dhe tre punonjësve të dyqanit, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. 

Shkak i kësaj proteste është bërë plagosja e një 16-vjeçari. Kushërinjtë e të miturit të plagosur bënë deklaratën e fortë duke thënë: Do ta marrim ligjin në dorë. Polici i cili qëlloi me armë zjarri të miturin kërkoi falje në gjykatë duke deklaruar se nuk e kishte në plan ta qëllonte por ta detyronte që të të mos arratisej. 

proteste ne greqi greqi

Sondazh

Poll