Bota

Pretendimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, Prokuroria nis hetimet

I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit.

8 Dhjetor 2022, 14:05 Nga I.A
Pretendimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, Prokuroria nis
Astrit Dehari

KOSOVË- Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit.

Ndërkohë që sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media sot ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

blerim isufaj astrit deharit

Sondazh

Poll