Bota

"Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së", Albulena Haxhu: Akt kriminal

Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 monstra me gjak, një monstër e urinës dhe një e lukthit.

8 Dhjetor 2022, 12:36 Nga I.A
"Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së",
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga loboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, akt kriminal. Ndaj mbrëmë menjëherë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Bekim Kelmendi dhe drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti”, ka thënë ministrja para gazetarëve.

Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 monstra me gjak, një monstër e urinës dhe një e lukthit.

“Nga këtu, IML-ja dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN-në”, është shprehur Haxhiu, duke shtuar se i di emrat e personave që kanë qasje në këtë laborator të IML-së, por se nuk mund t’i thotë pasi ata i di edhe Policia dhe Prokuroria.

Si u raportua vdekja e Astrit Deharit?

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës. Deklarata e parë nga Policia e Kosovës në atë kohë ishte se Dehari kishte vdekur si pasojë e medikamenteve. Por vdekja e Astrit Deharit, menjëherë u cilësua si e dyshimtë, ndërsa u kërkua që ndaj tij të bëhej edhe autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

albulena haxhiu iml astrit dehari

Sondazh

Poll