Serbët mbajtën peng për 17 ditë trupin e shqiptarit, ish-luftëtari i UÇK: Janë munduar të mbulojnë çdo dhunë
Meçan Zotaj KOOSVË- Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj thotë se sh...
Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.
BRUKSEL- Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë mbledhur të enjten në Bruksel për të vendosur nëse do të pranojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë në zonën Schengen. Kroacia besohet se ka më shumë mundësi për t’u pranuar.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e mbështesin propozimin. Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.
Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e saktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani. Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.
Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri. Zona Schengen - me 26 vende anëtare - nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.
Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen.
Marrë nga REL
Meçan Zotaj KOOSVË- Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj thotë se sh...
Albin Kurti AUSTRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proces të p&eu...
aksident në Kosovë KOSOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kosovë, konkretisht në rr...
Bletët AFRIKË- Një burrë është pickuar për vdekje nga një tufë bletësh, pasi u përpoq të f...
përmbytje në Lisbonë PORTUGALI- Përmbytje masive raportohen në Lisbonë. Siç shihet edhe nga pamjet rrugët jan&eum...
Lulëkuqja KOSOVË- Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka bërë një k...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Ukraina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara municione thërrmuese, të cilat janë të nd...
Jaylen Smith SHBA- Jaylen Smith u diplomua nga shkolla e mesme në maj. Më pak se një vit më vonë, 18-vjeçari do të nga...
Pedro Castillo PERU- Presidenti i Perusë, Pedro Castillo është vënë në pranga pasi njoftoi planet për të shpër...
Dina Boluarte PERU- Peruja ka një presidente femër për herë të parë, pasi ish-presidenti Pedro Castillo u fajësua disa o...