Art&Argëtim

Blendi Fevziu: Vajza më kërkoi diçka shumë të shtrenjtë, por nuk ia bleva, markat janë shplarje truri

Ai tha se nuk ia bleu pasi e konsideronte si diçka që nuk ia vlente të shpenzoje aq shumë para dhe se e bija nuk e kishte të nevojshme.

8 Dhjetor 2022, 12:39 Nga F.M
Blendi Fevziu: Vajza më kërkoi diçka shumë të
Blendi Fevziu dhe vajza e tij, Mishel

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se si e ka privuar vajzën e tij të madhe nga një blerje e shtrenjtë. I ftuar në “Wake Up”, Fevziu tha se kur Mishel ka qenë e vogël, i ka kërkuar që t’i blejë diçka shumë të shtrenjtë. Ai tha se nuk ia bleu pasi e konsideronte si diçka që nuk ia vlente të shpenzoje aq shumë para dhe se e bija nuk e kishte të nevojshme.  

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente. Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti,”- u shpreh Fevziu.

blendi fevziu mishel fevziu

Sondazh

Poll