Art&Argëtim

Kjo është shenja e parë që tregon demencën

Demenca prek rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën, me numrin e të sëmurëve që pritet të dyfishohet në 20 vitet e ardhshme. Sëmundja aktualisht është e pashërueshme.

7 Dhjetor 2022, 19:19 Nga k.m.
Kjo është shenja e parë që tregon demencën
Foto ilustruese

SHBA- Forca e reduktuar e kapjes është një shenjë e hershme e Demencës. Kjo sipas një studimi të ri amerikan. Demenca prek rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën, me numrin e të sëmurëve që pritet të dyfishohet në 20 vitet e ardhshme. Sëmundja aktualisht është e pashërueshme.

Tani studiuesit në Universitetin Shtetëror të Dakotës së Veriut thonë se fuqia e reduktuar e kapjes është një shenjë e hershme e sëmundjes, kjo sepse shkencëtarët vunë re se për çdo pesë kilogramë reduktim të forcës së kapjes kishte një shans 18% më të madh për dëmtim të rëndë të sistemit njohës. Vlen të përmendet se një burrë i shëndetshëm 30-vjeçar ka një forcë mesatare prej 40 kg.

Sipas profesorit Ryan McGrath, i cili drejtoi studimin, tha se: Matja e forcës së kapjes është e lehtë, e thjeshtë dhe jo invazive. Në zyrën e mjekut mund t'i kërkojmë pacientit të bëjë presion duke mbyllur pëllëmbën e tij në një dinamometër dore tre herë. Por edhe në shtëpi mund të llogaritet vetë fuqia e kapjes.

Procesi normal i plakjes rezulton natyrshëm në një dobësim të forcës së kapjes së dorës, duke ndikuar në aktivitetet e përditshme të thjeshta dhe komplekse. Si çdo grup muskujsh, edhe duart tona kanë nevojë për stërvitje për të mos u dobësuar.

demenca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Dhjetor 2022, 16:39 A.B

Bella Hadid shpallet modelja e vitit

Bella Hadid SHBA- Bella Hadid është shpallur modelja e vitit në “British Fashion Awards 2022”, që u zhvillua në Royal ...