Art&Argëtim

Publikohet trailer-i i filmit “Policë për Kokë” me Olsi Bylykun dhe Nik Xhelilajn!

Sot, më në fund u publikua trailer-i i parë i këtij filmi. 

7 Dhjetor 2022, 22:21 Nga k.m.
Publikohet trailer-i i filmit “Policë për Kokë” me
Pamje nga filmi

TIRANË- Olsi Bylyku dhe aktorishqiptar i njohur ndëkombëtarisht, Nik Xhelilaj kanë përfunduar xhirimet e filmit të tyre të zhanrit aksion-komedi, ndër të parët e llojit të tij në Shqipëri.

Sot, më në fund u publikua trailer-i i parë i këtij filmi. 

Traileri zyrtar i “Xhino&Maks: Policë për kokë”, filmit më të shumëpritur aksion-komedi në Shqipëri! Njihuni Xhino Pasmaçiun (Olsi Bylyku).

Ai është një polic i thjeshtë trafiku që në jetë ka dy qëllime: të nderoje kujtimin e babait të tij të ndjerë, dhe të flerë më në fund me të dashurën e tij lozonjare, Minën (Sara Kolami). Jeta e Xhinos do të kthehet përmbys kur ai e gjen veten papritur në mes të një hetimi policor shumë të rëndësishëm dhe… të rrezikshëm! Së bashku me dedektivin legjendar Maksimilian Murati (Nik Xhelilaj), ata do të kalojnë një aventurë plot të papritura, në 48 orët më të paparashikueshme në botë. “Dy policë... Një Mision… Ata nuk janë shokë… ata janë Policë për Kokë!”

Filmi vjen me nota shumë perëndimore, me një imazhdinamik dhe batuta shumë komike. Presim premierën e tij në 12 janar...

xhino&maks: policë për kokë nik xhelilaj olsi bylyku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Dhjetor 2022, 16:39 A.B

Bella Hadid shpallet modelja e vitit

Bella Hadid SHBA- Bella Hadid është shpallur modelja e vitit në “British Fashion Awards 2022”, që u zhvillua në Royal ...