Art&Argëtim

'Ishte e tmerrshme'/ Hilarry Duff tregon problemet shëndetësore, pas famës në serialin për adoleshentë të Disney Channel

Për të ndihmuar të tjerët që përjetojnë të njëjtën situatë, Duff ndau disa këshilla.

8 Dhjetor 2022, 09:17 Nga a.l
'Ishte e tmerrshme'/ Hilarry Duff tregon problemet
Hilary Duff

SHBA- Besoj të gjithë e keni parë kur keni qenë më të vegjël serialin 'Lizzie McGuire' nga Disney Channel në fillim të viteve 2000. Hilary Duff ishte protagonistja e këtij seriali shumë të dashur për fëmijë e cila prezantonte jetën e një studenteje aventuriere. Kjo ishte një ndër filmat e parë që aktorja luante, ku u bë e njohur dhe një figurë shumë e dashur për fëmijët dhe adoleshentët. Megjithatë duket se pas famës së mënjehershme që ajo mori, Duff tregon se është përballur me pasoja shëndetësore pasi kishte çrregullim në të ngrënë kur ishte 17- vjeç. Të paktën kështu rrëfen ajo në një intervistë për Women’s Health Australia. “Ishte e tmerrshme,” tha ajo.

Ajo ndryshoi dietën e saj në mënyrë që të paraqiste te audienca dhe fansat e saj një fizik elegant të trupit duke sjellë kështu komplikime shëndetësore që në adoleshencë. Pas përjetimeve jo fort të këndshme, teksa ndodhej në kulmin e karrierës, Duff tregon se i ka lënë pas këto probleme dhe tani po kujdeset më shumë se kurrë për veten dhe shëndetin e saj.

"Jam krenare për trupin tim. Jam krenare që më ka dhënë tre fëmijë. Kam arritur në një pikë ku ndihem e qetë me ndryshimet që ka pësuar trupi im", tha Duff. 

Për të ndihmuar të tjerët që përjetojnë të njëjtën situatë, Duff ndau disa këshilla.

"Të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe që ndajnë pikëpamje të ngjashme për shëndetin dhe pozitivitetin e trupit, duke fjetur mjaftueshëm dhe duke balancuar dietën time", tha Duff. 

Duff së fundmi është parë në ‘Hoë I Met Your Father’, ku luan rolin e Sophie. Përveç kësaj, në ekranin e madh, vepra e saj e fundit ishte “The Haunting of Sharon Tate”, në të cilën ajo luajti Sharon Tate, e vrarë në aktet e kryera nga Charles Manson./Dosja.al

hilarry duff

Sondazh

Poll