Sport

Mesfushori kuqezi i Interit tregon episodin e kthyer në makth..."S'më ka zënë gjumi gjithë natën..."

"Doja t'i jepja topin e parë Mkhitaryan-it, më pas preferova ta bllokoja dhe t'ia kaloja, por e mbajta tiopin gjatë dhe në atë moment nuk kishte hapësirë."

8 Dhjetor 2022, 11:53 Nga DOSJA
Mesfushori kuqezi i Interit tregon episodin e kthyer në

ITALI - Futbollisti zikaltër i përfaqësueses kuqezi, Kristjan Asllani, ende nuk e ka gjetur veten mes protagonistët pozitiv tek Interi, ashtu si tek Kombëtarja shqiptare, megjithatë nëse përmendet ai, të gjithë kujtojnë rastin e humbur në Champions League përballë Barcelonës, që do ta kishte mbajtur Interin e tij ende në kompeticionin më të madh për klube.

"Nëse nuk e mendoj, të tjerët më bëjnë të mendoj për të kur jam në rrugë. Pak e gjatë, por rrëfej se kam kaluar katër ditë pa fjetur; veprimi është ngulitur në kokën time, pashë rastin disa herë më pa. Doja t'i jepja topin e parë Mkhitaryan-it, më pas preferova ta bllokoja dhe t'ia kaloja, por e mbajta tiopin gjatë dhe në atë moment nuk kishte hapësirë. Mendova se do të shënoja, shkoi keq". Kështu Kristjan Asllani e ka përjetuar golin e humbur në Camp Nou, gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll