Sport

ZYRTARE/ Danilo dhe Nuno Mendes largohen nga kombëtarja e Portugalisë...

"Dy lojtarët filluan të trajtojnë lëndimet e tyre në ekipin kombëtar, por tani do të vazhdojnë rikuperimin në klubin e tyre,” njofton Federata Portugeze

8 Dhjetor 2022, 11:19 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Danilo dhe Nuno Mendes largohen nga kombëtarja e

KATAR - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) konfirmoi se Danilo Pereira dhe Nuno Mendes, do të largohen nga kombëtarja, e cila ndodhet në Katar duke luajtur në Kupën e Botës, pas planeve për rikuperimin e tyre fizik te Paris Saint-Germain.

Të dy lojtarët ishin dëmtuar gjatë garës. Danilo u paraqit në ndeshjen e parë kundër Ganas, por thye tre brinjë në stërvitje më 27 nëntor, ndërsa Nuno Mendes pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e tij gjatë ndeshjes kundër Uruguajit.

Ja dhe deklarata e FPF:

“Mbrojtësi i majtë Nuno Mendes dhe qendërmbrojtësi Danilo Pereira do të vazhdojnë planet e tyre përkatëse për t'u rikuperuar nga dëmtimet e tyre në Paris SG. Kështu dy portugezët i thonë lamtumirë kombëtares që ndodhet në Katar për të garuar në Kupën e Botës.

Danilo ishte i pranishëm në ndeshjen e parë me Ganën dhe Nuno Mendes u përball me Uruguajin gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës. Dy lojtarët filluan të trajtojnë lëndimet e tyre në ekipin kombëtar, por tani do të vazhdojnë rikuperimin në klubin e tyre.”

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll