Sport

Shpëton Hansi Flick, do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë, pavarësisht fiaskos në Kupën e Botës “Katar 2022”

Trajneri i Gjermanisë, u mbajt në postin e tij nga Federata, pavarësisht eliminimit që ndodhi në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

8 Dhjetor 2022, 06:57 Nga DOSJA

Shpëton Hansi Flick, do të vazhdojë të jetë trajner i

GJERMANI - Pavarësisht eliminimit të ‘Mannschaft’ nga faza e grupeve të Kupës së Botës 2022, Federata Gjermane e Futbollit njoftoi, se Hansi Flick do të qëndrojë në rolin e tij si trajner deri në Euro 2024, even që do të organizohet në Gjermani.

“Ne jemi të bindur së bashku se Kampionatin Europian 2024 në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani. Kemi besim të plotë te Hansi Flick për të përballuar këtë sfidë”,- deklaroi presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, në një deklaratë për shtyp të publikuar pas një takimi me dyer të mbyllura me teknikun.

Shpëton Hansi Flick, do të vazhdojë të jetë trajner i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll