Sport

Detaje shokuese nga grabitja e shtëpisë, Sterling mendon të rikthehet në Katar

Sterling po mendonte mbrëmë mundësinë e kthimit në bazën e Anglisë në Al Wakrah dhe mund të rikthehej të premten - vetëm 24 orë para ndeshjes së tyre çerekfinale kundër Francës.

7 Dhjetor 2022, 21:35 Nga k.m.
Detaje shokuese nga grabitja e shtëpisë, Sterling mendon të
Raheem Sterling

KATAR- Raheem Sterling po mendon të ribashkohet në kampin e Anglisë pasi fluturoi në shtëpi pas një vjedhje në shtëpinë e tij në Surrey. Sipas Dailymail, Sterling po mendonte mbrëmë mundësinë e kthimit në bazën e Anglisë në Al Wakrah dhe mund të rikthehej të premten - vetëm 24 orë para ndeshjes së tyre çerekfinale kundër Francës.

Sulmuesi u tha se ishte 'tronditur' nga grabitja dhe vendosi të kthehej në shtëpi për të ngushëlluar familjen e tij të shqetësuar, kjo sepse e gjitha ndodhi në sy të 3 fëmijëve të tij. Por ka shpresë që Sterling të rikthehet në Katar me shpresën për të luajtur një pjesë në ndeshjen e Anglisë kundër kampionëve në fuqi të botës, megjithëse shanset e tij për të luajtur që nga minuta e parë po pakësohen.

Policia bën me dije se nga shtëpia e lojtarit janë vjedhur 300 mijë euro. Mendohet se kjo grabitje ka lidhje me atë të lojtarit tjetër të Chelseat, Reece James, të cilit i morën nga kasaforta edhe medaljen e Champions League dhe atë të vendit të dytë me Anglinë në Euro 2020.

Dy lojtarët jetojnë në të njëjtën lagje. Ndërkohë, trajneri Gareth Southgate ka kërkuar që federata të sigurojë familjet e lojtarëve që ndodhen në Katar në mënyrë që ata të fokusohen vetëm të futbolli i luajtur.

raheem sterling

Sondazh

Poll