Sport

Një tjetër punëtor i vdekur në Katar; U vra gjatë fazës së grupeve

Burri fatkeq rreth të 40-ave, me origjinë nga Filipinet, po bënte disa punime riparimi në dritat e parkingut të hotelit të përdorur nga misioni i Arabisë Saudite si qendër stërvitore, por pësoi një rënie të keqe dhe plagosi për vdekje në kokë.

7 Dhjetor 2022, 19:08 Nga k.m.
Një tjetër punëtor i vdekur në Katar; U vra gjatë
Foto ilustruese

KATAR- Një tjetër punëtor vdiq në një aksident gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar. Lajmi është bërë me dije nga mediat e huaja, duke u bazuar në burime vendase.

Burri fatkeq rreth të 40-ave, me origjinë nga Filipinet, po bënte disa punime riparimi në dritat e parkingut të hotelit të përdorur nga misioni i Arabisë Saudite si qendër stërvitore, por pësoi një rënie të keqe dhe plagosi për vdekje në kokë.

Disa burime thonë për The Athletic se burri nuk mbante kokore sigurie gjatë punës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga autoritetet e Katarit. 

Ndërkohë që një artikull i Guardian në shkurt 2021 thoshte se më shumë se 6500 punëtorë, shumica e tyre emigrantë, kishin humbur jetën në projektet e infrastrukturës, të cilat u mbajtën në Katar gjatë gjithë muajve të mëparshëm. Masat e papërshtatshme të sigurisë, nevoja për dorëzim të shpejtë të projekteve dhe kushtet çnjerëzore të punës kanë rezultuar në mbajtjen e Kupës së Botës në Katar të lyer me gjakun e njerëzve që udhëtuan në vend për të mbështetur familjet e tyre.

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll