Art&Argëtim

'Shaqiri më përshëndeti nga dhoma e zhveshjes në serbisht"/ Këngëtarja reagon pas deklaratave: Unë nuk e njoh këtë njeri, mos shpifni!

Ajo sot ka reaguar duke thënë se lajmet janë të pëvërteta dhe se janë nxjerrë nga konkteksti. Ndërsa ka pretenduar se nuk ka asnjë njohje me futbollistin shqiptar që luan në ekipin e Zvicrës. 

7 Dhjetor 2022, 13:52 Nga a.l
'Shaqiri më përshëndeti nga dhoma e zhveshjes në
Maja Nikoliç dhe Xherdan Shaqiri

SERBI- Ndeshja e bujshme Zvicër-Serbi ka pësuar një sërë zhvillimesh duke u kthyer në qendër të vëmendjes pas sulmit ndaj tifozit shqiptar Granit Xhaka, bluza me emrin e Adem Jasharit dhe shqiponja trup më trup me Xherdan Shaqirin pas fitores. Megjithatë së fundmi në rrjet qarkulloi edhe një bisedë e këtij të fundit me këngëtaren serbe, Maja Nikoliç. Mediat serbe shkruanin për një bisedë që supozohej se këngëtarja kishte zhvilluar me futbollistin e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thashë mos më përshendesni rastësisht, deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”, tha Nikoliç.

Ajo sot ka reaguar duke thënë se lajmet janë të pëvërteta dhe se janë nxjerrë nga konkteksti. Ndërsa ka pretenduar se nuk ka asnjë njohje me futbollistin shqiptar që luan në ekipin e Zvicrës. 

Ju lutem mos shkruani këto lajme të pavërteta. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, ne kurrë nuk kemi pasur kontakte dhe nuk është e drejtë që të shkruhet për dikë që më ka telefonuar kur ne nuk jemi takuar kurrë. Mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo.

Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë. Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare, teksa pas fitores pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë./Dosja.al

maja nikoliç xherdan shaqiri

Sondazh

Poll