Art&Argëtim

Të gjithë po e prisnin/ WhatsApp bën sot ndryshimin e madh për aplikacionin, cila është risia e fundit?

Të mërkurën, CEO i Meta Mark Zuckerberg shkroi në Facebook se avatarët po vijnë në WhatsApp. Njoftimi vjen pas një testimi beta një-mujor.

7 Dhjetor 2022, 16:34 Nga k.m.
Të gjithë po e prisnin/ WhatsApp bën sot ndryshimin e madh
Avatarët e WhatsApp

WhatsApp ka filluar të nxjerrë avatarë 3D për përdoruesit e saj në mbarë globin që mund të përdoren si foto profili ose 'stickers' të personalizuara – muaj pas debutimit të tyre në Instagram, Facebook dhe Messenger. Të mërkurën, CEO i Meta Mark Zuckerberg shkroi në Facebook se avatarët po vijnë në WhatsApp. Njoftimi vjen pas një testimi beta një-mujor.

Në një postim në blog, WhatsApp tha se përdoruesit mund të përdorin avatarë të personalizuar si foto të profilit të tyre ose të zgjedhin nga një nga 36 ngjitësit e personalizuar që pasqyrojnë emocione dhe veprime të ndryshme. Ngjitëset e avatarit në WhatsApp duken të ngjashme me ngjitësit Bitmoji të Snap ose Memoji të Apple.

"Avatari juaj është një version dixhital i juaji që mund të krijohet nga miliarda kombinime të stileve të ndryshme të flokëve, tipareve të fytyrës dhe veshjeve,"-tha kompania që qëndron pas aplikacionit popullor të mesazheve të çastit.

Aplikacioni i mesazheve do të marrë gjithashtu një opsion 'Përdor Avatarin' në cilësimet e fotografisë së profilit për t'i lejuar përdoruesit të bëjnë pamjen e tyre virtuale si një foto profili, sipas detajeve të disponueshme në "FAQ".

Në vitin 2019, Meta prezantoi avatarët 3D të stilit Bitmoji në Facebook dhe Messenger. Shpërndarja fillestare ishte e kufizuar në tregje duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Evropën dhe Kanadanë, megjithëse gjigandi i rrjeteve sociale më vonë zgjeroi praninë e tij në SHBA në vitin 2020.

whatsapp

Sondazh

Poll